Ramadani: Qeveria u jep 30 për qind shtesë të pagës këshilltarëve, ndërsa policët i detyron t’i kërkojnë kompensimet në gjykatë

12 nëntor 2026 | 14:09

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar qeverinë për mënyrën e trajtimit të shtesave në paga për këshilltarët politikë dhe stafin mbështetës të ministrave, duke e krahasuar këtë me vështirësitë me të cilat, sipas tij, përballen pjesëtarët e Policisë së Kosovës për t’i realizuar kompensimet që u takojnë me ligj.

Në një deklarim në Kuvend, ai ka thënë se Qqveria po ndan shtesa prej 30 për qind për këshilltarët politikë, shoferët dhe asistentët e ministrave, ndërsa policët detyrohen t’i drejtohen gjykatës për t’i marrë kompensimet e tyre.

Ramadani i ka cilësuar personat që përfitojnë nga këto shtesa si aktivistë politikë të emëruar në pozita nga ministrat.

“Këshilltarëve politikë u japin 30 për qind pagë shtesë, ndërsa policët duhet me i nxjerr përmes Gjykatave!”, ka qenë mesazhi i Ramadanit në Kuvend.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Izraeli pritet të ketë një mungesë të rëndësishme për duelin…