Naim Murseli dhe Granit Plava dënohen me burgim të përjetshëm, Kushtrim Kokalla me 30 vjet burgim për vrasjen e Liridona Ademajt

21 prill 2026 | 13:51

Naim Murseli dhe Granit Plava dënohen me burgim të përjetshëm, Kushtrim Kokalla me 30 vite burgim për vrasjen e Liridona Ademajt

Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vite burgim, pasi janë shpallur fajtorë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në seancë publike, ku kanë marrë pjesë të tre të akuzuarit.

Aktgjykimi është shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Fatmire Dermaku, së bashku me anëtarët Gent Beka dhe Alban Ajvazi.

Shpallja e aktgjykimit ka ardhur pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor dhe fjalëve përfundimtare të palëve, ku Prokuroria kishte kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për të gjithë të akuzuarit, duke pretenduar se vrasja është organizuar dhe  dhe kryer në mënyrë të planifikuar.

Sipas aktakuzës, Murseli ngarkohet se ka organizuar vrasjen për motive personale, ndërsa Plava akuzohet për ekzekutimin e saj, me ndërmjetësimin e Kokallës.

Në anën tjetër, mbrojtja e të akuzuarve ka kundërshtuar akuzat, duke theksuar mungesën e provave direkte dhe duke kërkuar që vendimi të bazohet vetëm në prova konkrete. Të akuzuarit kanë mohuar përfshirjen në vrasje.

Gjatë fjalëve përfundimtare, familja e viktimës ka kërkuar dënim maksimal për të akuzuarit. /Betimi për drejtësi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se…