NAIM ZHITIA ME KËTO DY POSTIME MË BËRE NDERIM TË MADH

25 dhjetor 2021 | 00:00

Ismet Sylejmani

Dy postime në facebook të vëllaut të Heroit të Kombit Afrim Zhitia, shokut e mikut tim Naim Zhitia, janë ato që më bënë nderë të madh!

Unë edhe në rastin e inaugurimit të shtizës së flamurit te vendi i rënies heroike të Heronjëve të Kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në Breg të Diellit më 2 Nëntor 2009, pastaj inaugurimit të Obeliskut në rivarrim të Heroit të Kombit Afrim Zhitia, dhe ne fund në rregullimin e muralit në mes shtizës së flamurit dhe podrumit të ndërtesës ku derdhën gjakun Afrimi e Fahriu, kamë kryer detyrën time në shërbim të popullit, Atdhut dhe Kombit!

I dashur dhe shumë i nderuar shoku e miku im Naim Zhitia!
Faleminderit shumë!
Të jam mirënjohës!
Me këto, postime në facebook më ke nderuar jo vetëm mua e ish-Klubin Politik “Afrim Zhitia”, por tërë ata që na përkrahën e na nderuan, që u bënë pjesë e këtyre ngjarjeve të mëdha, të cilat i dhanë hov edhe më të madh nderimit jo vetëm të figurës së Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut, por të gjithë Heronjeve e Dëshmorëve te Kombit!

Ngjashëm sikur muralin në Breg të Diellit në nderim të Heronjëve të Kombit Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, që po e rregullon Komuna e Prishtinës, do të vijë shpejt dita kur shteti do ta rregullojë e mirëmbajë edhe Obeliskun gjigant në nderim të Heroit të Kombit Afrim Zhitia!

Edhe njëherë faleminderit!

Me shumë respekt!

Prishtinë, 24 Dhjetor 2021!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e Kuvendit që u mbajt të premten, shefi…