Cikli poetik i Naime Beqiraj botohet në revistën prestigjioze “The Year of the Poet V” (Foto)

05 prill 15:46

Poetesha nga Kosova Naime Beqiraj ka botuar në revistën e njohur “The Year of the Poet V” të korporatës botuese “Inner Child Press International LTD”, me seli në Nju Jersey të ShBA-së një cikël poetik të zgjedhur dhe përkthyer në gjuhen angleze nga poeti dhe përkthyesi, Fahrerdin Shehu.

Beqiraj në këtë revistë është prezantuar në edicionin e muajit prill.

Kjo revistë ka pasur cikle të botimeve ku është prezantuar bota mineralogjike, bota bimore, bota shtazore, ndërsa tani edhe me ciklin e kulturave botërore që shënon numrin e parë të këtij cikli ku poezia shqipe përfaqësohet nga poetesha Naime Beqiraj.

Krahas autores nga Kosova në këtë edicion janë prezantuar edhe autorë të njohur të poezisë që krijohet sot në botë.

Si redaktor kulturor pranë kësaj shtëpie botuese, poeti Fahredin Shehu, ka marrë për detyrë që të promovojë vlera të poezisë bashkëkohore shqipe në kuadër të kësaj shtëpie botuese.

Së shpejti pritet që poezia e Naime Beqirajt, e përkthyer po ashtu nga Shehu, do të botohet edhe në një antologji poetike në Mauritani.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK),…