Nait Hasani: Gjykata Speciale është gjykatë etnike dhe kundër UÇK-së, me akuza të Serbisë

12 nëntor 2019 | 11:07

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka reaguar për ftesën e Speciales për Rexhep Selimin.

Hasani ka thënë se Gjykata Speciale është gjykatë etnike dhe kundër UÇK-së, me akuza të Serbisë.

“Rexha im i dashur, duhet të jesh me fat, që me luftën tonë të drejtë, me gjakun e shokëve tanë, të Mujës, të Luanit, të Zahirit, të Adrianit, të Hamzës dhe Ademit legjendarë dhe të mbi 2500 dëshmorëve që dhanë jetën, derdhën gjakun lum si Hektori në luftën e Trojës, të gjithë këta dëshmorë u flijuan për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, e ti ishe në ball të tyre çlirimtar”, ka shkruar Hasani.

Shkrimi i plotë i Nait Hasanit:

Gjykata Speciale është gjykatë etnike dhe kundër UÇK-së, me akuza të Serbisë      

I dashur, Rexhë.

Si studentë, nëpër bodrume të kryeqytetit të Kosovës, mbanim mësime, mësonim mbi edukimin tonë si komb, si luftohet për atdhe e liri. Ishim të ri dhe besonim në demokracin dhe vlerat e perendimit, kurse dhe ne donim një vision të tillë politikë të demokracisë perendimore në vendin tonë, të ndërtonim në shtetin tonë të shpallur në vitet 90, me shpërbërjen e ish Jugosllavisë. Po shteti jonë i shpallur në këto rrethana ishte shtet fiktiv, pa përmbajtje, me një vetëpërmbajtje vetmohuse, me shpresë në mbështetjen nga faktori ndërkombëtar në realizimin e ëndrave shekullore të clirimit të Kosovës nga Serbia, para se të ndodhte një bosnje në Kosovë. Por këto shpresa na i shuajti Konferenca e Dejtonit, shpresa na la nën Serbi faktori Ndërkombëtar, sepse ne Shqiptarët nuk kishim një forcë ushtarake që ti del zot Kosovës.

Por këto shpresa në popullin tonë i ngjalli, i forcoi, i bëri ideal të gjothë gjeneratave së bashku dalja në skenë e  USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS më 1997 në Llaushë të Kosovës, e ti me UÇk-në u bëre zëri i shpresëdhënës i popullit për liri e çlirim kombëtar. Ushtri e formuar nga djemtë e këtij populli të vuajtur, të shtypur, të nëpërkëmbur, të terrorizuar dhe të shpërngulur me dhunë e terror për një shekull anë e kënd botës për të shpëtuar nga masakra e tortura e shtetit Serb, shtet i ndërtuar mbi krimet mbi popullin e pa fajshëm shqiptarë, që dëshmon historia për deportime masive të popullsisë, në të gjitha epokat e historisë nga marrëveshja e Shën Stefanit më 1877 e deri më 1999.

Rexha im i dashur, duhet të jesh me fat, që me luftën tonë të drejtë, me gjakun e shokëve tanë, të Mujës, të Luanit, të Zahirit, të Adrianit, të Hamzës dhe Ademit legjendarë dhe të mbi 2500 dëshmorëve që dhanë jetën, derdhën gjakun lum si Hektori në luftën e Trojës, të gjithë këta dëshmorë u flijuan për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, e ti ishe në ball të tyre çlirimtar.

Ftesa për gjykatë speciale dhe dëshmitë e tua sa e sa sa herë nëpër gjykata duke mbrojtë luftën e UÇK-së dhe bashkëluftëtarët tonë në këto gjykata është dëshmi e mjaftueshme në dashurinë deri në flijim për të mbrojtur luftën e shenjt të UÇK-së dhe atdheun.

Shoku im Rexhë, u rritëm bashk në këto sfida, sa me të sfiduar që jemi në këto sfida politike në mbrojtjen e vlerave univerzale të popullit tonë, të krijuara nga UÇK-ja, aq më të fortë jemi në të drejtën tonë historike në luftën tonë të drejtë për liri. Lirinë tonë e ka sjellur gjaku i dëshmorëve,  dhe sot cdo gjykatë vendore apo ndërkombëtare do ta sfidojnë dëshmorët me gjakun e tyre të dhënë për Liri.

Ke ditur në ilegalitet, ke ditur në luftë, besoj në ty, do të din të mbron luftën e UÇK-së dhe të fiton betejen me drejtësin e padrejtë ndërkombëtare.

Çlirimtarët nuk ka gjykatë që i dënon, ata i ka  shenjtëru Zoti e populli për çlirimin e atdheut tonë.

Rexha im, në sfida je rritë dhe në sfida qëndro ballëlartë, promethe i kohës sonë.

I dashur çlirimtar, miku im Gjeneral.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka akuzuar administratën e Donald…