
Napoli e shkarkon Gattuson
24 maj 2021
| 10:31
Napoli barazoi në shtëpi me Hellas Verona dhe ngelet jashtë Champions League. Një dështim i madh i klubit italian, që menjëherë ka shkarkuar trajnerin Gennaro Gattuso.
Presidenti Aurelio De Laurentiis e ka falënderuar përmes një postimi në Twitter dhe i uron suksese në vazhdim.
Gattuso me shumë mundësi pritet të marrë drejtimin e Fiorentines. Prej kohësh në Itali qarkullon ky lajm.