Osmani i bën bashkë Jahjagën, Sejdiun dhe Pacollin – pinë kafe bashkë

24 maj 2021 | 10:30

Presidentja Vjosa Osmani kafen e mëngjesit e ka pirë me tre ish-paraardhësit e saj, Fatmir Sejdiun, Atifete Jahjagën dhe Behgjet Pacollin.

Fillimisht Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga kanë bërë homazhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Ata e kanë cilësuar Rugovën si arkitekt dhe bashkues të popullit të Kosovës.

Po ashtu, Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Jahjaga dhe Pacolli do të vizitojnë sot gjatë ditës Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”.

Ndryshe, para homazheve te shtatorja e Rugovës, Osmani i ka pritur ish-presidentët në zyrën e saj, nga ku edhe ka publikuar një video.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Dude Balje, sot…