Napoli marshon drejt titullit në Seria A

05 shkurt 2023 | 14:52

Napoli ka vazhduar me fitore në Serie A.

Ekipi i Amir Rrahmanit ka triumfuar të dielën 0:3 në udhëtim ndaj Spezias, në kuadër të javës së 21-të në Serie A.

Të tre golat janë shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes.

Kvaratskhelia  ka kaluar mysafirët në epërsi në minutën e 47-të kur është treguar i saktë nga penalltia.

Më tutje, Osimhen ka reaguar dy gola, në minutat 68 dhe 73 për epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Napoli tani shkon në kuotën e 56 pikëve, 16 më shumë se Inter që sonte përballet me kampionin në fuqi, Milanin.

Në anën tjetër, Spezia mbetet në kuotën e 18 pikëve në pozitën e 17-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë…