Sot përballen Gjilani – Ballkani
18 gusht 2025
| 12:17
Elita e futbollit të Kosovës, vazhdon sot pasdite me duelin mes Gjilanit dhe Ballkanit.
Gjilanasit dhe skuadra nga Suhareka do të përballen në Gjilan, në ndeshjen e fundit të xhiros së parë të sezonit të ri në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilani ka qenë një ndër skuadrat më aktive në afatin kalimtar veror dhe pritet një duel i fortë ndaj Ballkanit.
Të dy ekipet synojnë ta nisin me fitore edicioni e ri, sezon që pritet të jetë i ‘nxehtë’. Përballja mes Gjilanit dhe Ballkanit fillon në orën 16:30.



