Napoli shkatërroi Romën në ‘Olimpico’

31 mars 2019 | 16:57

Skuadra e Napolit e ka fituar me rezultat bindës derbin ndaj Romës në “Olimpico”, me rezultat 1-4.

Vetëm dy minuta i kanë mjaftuar Arek Milik që të kalon Napolin në epërsi 0-1, por në fund të pjesës së parë Diego Perotti e barazoi rezultatin nga penalltia.

Në minutën e 50-të, Dries Mertens e riktheu epërsinë e skuadrës mysafire, kurse katër minuta më vonë Simone Verdi realizoi për 1-3. Nëntë minuta para fundit Amin Younes e vulosi rezultatin final 1-4. Shqiptari Elsied Hysaj luajti deri në minutën e 68-të.

Ndërsa dy ndeshjet tjera Fiorentina-Napoli (1-1) dhe Frosinone-Spal (0-1).

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqata Kanadeze e Pediatrisë kanë…