Narracioni serb që duhet demantuar

16 janar 2022 | 17:39

Shkruan: Hisen Berisha

Serbia apo qeveria serbe po pretendon se shteti i Kosovës ua ndalojë të drejtën për te votuar, në referendumin e organizuar nga Serbia, qytetarëve serb me dyshtetësi që jetojnë në Kosovë, që kanë shtetësi të Republikës së Kosovës.

Ky është një narracion i gabuar qëllimshëm për të paraqitur shtetin e Kosovës si shkelës dhe mohues të të drejtave kushtetuese për qytetarët e vet me dyshtetësi.

Kjo dëshmohet edhe për faktin se  Serbia që për gjera edhe me simbolike në të kaluarën e afërt dhe të largët,  i ka keqpërdorur qytetarët e varfër serb në veri, për ti ngritur në revolta të dhunshme  kundër institucioneve dhe shtetit të Kosovës, kësaj radhe hoqi dorë nga kjo alternativë për të luajtur rolin e “viktimës” me qëllim të paraqitjes së Kosovës si “shtet që mohon të drejtat themelore të qytetarëve të vet”, me përkatësi etnike serbe dhe shtetësi të dyfishtë edhe serbe.

Përndryshe, po të mos fshihej pas këtij taktizimi meskin tashmë të lexuar në politikat serbe kundër Kosovës dhe artit të mashtrimit të qendrave të vendosjes nëpër Botë, sot veriu i Kosovës do të ishte arenë përplasjesh në mes qytetarëve të manipuluar serb dhe mekanizmave të sigurisë  për mbrojtjen e lirshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend.

Ketë duhet  demantuar zyrtarisht në frymën dhe kuptimin e germës së kushtetutës dhe ligjeve përkatëse të Kosovës.

Pra, Serbia me taktizimin që qytetarët kosovar të komunitetit serb me dyshtetësi të votojnë në qytetet shqiptare si, Kurshumlia, Prokupla, Rashka, etj. në afërsi të kufirit me Kosovën por që janë brenda kufijve zyrtarë të Serbisë së sotme, pra jashtë kufijve të Republikës së Kosovës, është tendencë për ta paraqitur këtë situatë gjoja si ndalim i dhunshëm për të realizuar këtë drejtë qytetarët serbe të Kosovës, me status shtetësie serbe.

Kuptohet nuk përben risi pretendimi serb, që këta qytetarë dhe tërë territorin e Kosovës ti konsideroi si qytetarë të Serbisë dhe territorin e Kosovës si “pjesë të Serbisë”, siç e ka edhe në preambulën kushtetuese dhe legjislacionin e vet pozitiv.

Pretendimi për ta organizuar votimin për ndryshimet kushtetuese në Kushtetutën e shtetit të Serbisë, lexohet qartë si pretendim për të treguar praktikisht, se kjo pjesë apo vendbanimet me qytetar shumicë nga komuniteti serb, e pakica tjera është Serbi.

Kjo është alternativa e bërjes “fakt të kryer” pretendimin që ka Serbia përmes Asociacionit apo siç e quajnë ata në zhargonin e toponimisë së tyre shoviniste “Zajednica”.

Pasi që ky pretendim u rrëzuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, njëherë e përgjithmonë, sa të këtë institucione shtetërore të Republikës së Kosovës, të vendosura për të zbatuar kushtetutën dhe ligjet pozitive, si shtet i pa pavarur me integritet politik, territorial e juridik, ndërkombëtarisht të njohur.

Pra, ky narracion i qeverisë serbe, që në mënyrë të gabuar po citohet edhe nga shumë media dhe korrespondenca nga ajo pjesë e territorit, duhet demantuar!

Qytetarët me përkatësi etnike serbe apo tjetër, që kanë dyshtetësi pra, status shtetësie të Serbisë, mund dhe kanë të drejtë ta realizojnë te drejtën e votimit sipas standardeve dhe praktikave ndërkombëtare, përmes zyrës ndërlidhëse mes Serbisë dhe Kosovës apo përmes postës.

Ketë ua konfirmoi edhe qeveria dhe kuvendi i Republikës së Kosovës përmes, interpretimit të Kushtetutës dhe Rezolutës së Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Te Liverpool, mungesa e Momo Salah dhe Sadio Mane duket…