NASA gjen përbërës të ujit në një asteroid

11 dhjetor 2018 | 11:41

Një anije kozmike e NASA-s, ka zbuluar  atë që shkencëtarët thonë se janë përbërës të ujit në një asteroid, zbulim ky që mund të mbajë gjurmë të origjinës së jetës në tokë.

Shkencëtari i Universitetit të Arizonës, Dante Laureta, ka deklaruar të hënën se në asteroid u gjetën gjurmë të hidrogjenit dhe molekulave të oksigjenit të ngulitura në sipërfaqen shkëmbore të asteroidit.

Asteroidi i emëruar si Benu, rrethon diellin, përafërsisht në të njëjtën distancë si toka.

Studimi nisi në vitin 2016 dhe shkencëtarët tani po presin kthimin e sondës në tokë, për të sjellë mostrat të cilat do të hulumtohen më tutje.

Ndërkohë, një tjetër anije e NASA-s ka shënuar  rekord, pasi shkencëtarët bënë të ditur se ajo kishte hyrë në hapësirën ndëryjore, 41 vite pasi u nis.

Agjencia e hapësirës së SHBA-së, ka deklaruar se të dhënat nga instrumentet në bordin e anijes zbuluan se ajo kishte kaluar skajin e jashtëm të heliosferës./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se nuk ka…