NASA me plan pesëpikësh për t`u mbrojtur nga meteorët

05 maj 2019 | 13:38

Edhe pse asteroidet që mund të shkaktojnë dëme të rënda ose edhe ta shkatërrojnë tokën janë të rrallë, ata janë një mundësi reale. NASA ka nisur të ndërmarrë një plan veprimi me 5 pika për tu mbrojtur nga ky rrezik.

“Nuk bëhet fjalë nëse do të ndodhë apo jo, por kur do të ndodhë. Sepse një ditë do të përballemi me këtë situatë”, ka thënë astrofizikanti Tomas Zurbuhen, duke shtuar se asteroidë të tillë përplasen në tokë një herë në një milionë vite.

NASA dhe FEMA (Agjencia Federale e Menaxhimit të Urgjencave) janë dy agjencitë që SHBA ka në dispozicion për t’u përballur me një rrezik të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata në Gaza është përshkallëzuar befas, me ushtrinë izraelite dhe…