NASA përfundon misionin: Publikon videon e vëzhgimit të diellit në 10 vite

28 qershor 2020 | 10:51

Misioni dhjetëvjeçar i NASA-s për të vëzhguar diellin përmes një sateliti orbital ka përfunduar dhe rezultati është një video Time-Lapse mahnitës që tregon aktivitetin e diellit në plot 10 vite. Observatori ‘Solar Dynamics’ (SDO) i NASA-s ka regjistruar fenomenin, duke përdorur një grup instrumentesh specifike për imazhe me rezolucion të lartë çdo 0.75 sekonda në orbitën e saj rreth Tokës.

NASA e ka publikuar videon në faqen zyrtare, ku në një orë gjendet i përmbledhur aktiviteti diellor në pjesën e jashtme. NASA thotë se pamjet janë kapur në gjatësinë e valës ekstreme ultravjollcë prej 17.1 nanometër.

Në video tregohet rritja dhe rënia e ciklit diellor dhe fenomene të tjera të rëndësishme siç janë transitimi i planetëve dhe shpërthimet diellore.

Në deklaratën e NASA-s thuhet:

‘Ky mision ka mundësuar zbulime të reja të panumërta në lidhje me punën e yllit tonë më të afërt dhe se si ndikon ai në sistemin diellor’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas nuk e përjashton mundësinë…