Naser Rafuna tregon bisedën fundit në telefon që patë me aktoren Leze Qena

25 mars 2020 | 12:39

Aktori Naser Rafuna thotë se po qan si fëmijë për ndarjen nga jeta të koleges së tij në serialin “Çka ka Shpija”.

Naser Rafuna është ndër të parët që kanë reaguar për vdekjen e aktores Leze Qena, me të cilën ishte duke punuar tash e sa vite në serialin shumë të shikuar.

Rafuna ndër të tjera thotë se ka qarë si fëmijë kur e ka marrë lajmin për vdekjen e saj, ndërsa ka shkruar disa fjalë për kohën që kanë kaluar në serial dhe fjalët e sjelljet e saj me të cilat gjithmonë i ka disponuar të gjithë, përcjell Gazeta Express.

“Djali jem m’ke pshtu me këtë rrogë në këtë projekt” – m’thojke e ish ne gjendje krejt rrogën për një natë me e lanë me të qerrosne në tavolinë për shoqërinë se ishte dhe mbetet e madhe…shumë e madhe”, shkruan Rafuna ndër të tjera.

Ky është postimi i plotë:

Leze Qena na paska lanë…Zot i Madh, ai momenti kur qan si fëmijë…gati 6 vjet bashkë në serialin “ Çka Ka Shpija..!?” E askush në ekip nuk kishte energjinë e saj, dashurinë e madhe si ajo…ishte shpirti ma i madhi që e kam taku. E falemnderoj shumë për krejt ndejat bashkë me llaf e muhabet e që më ka konsideru si fëmijë

të saj eeiii…ska pas sekret asgjë ndaj meje, çkado më ka kallxu….”Djali jem m’ke pshtu me këtë rrogë në këtë projekt” – m’thojke e ish ne gjendje krejt rrogën për një natë me e lanë me të qerrosne në tavolinë për shoqërinë se ishte dhe mbetet e madhe…shumë e madhe. Vdiq sot njeriu qe ska pasë si ajo, e me dëshpërimin më të madh e me knaqësinë poashtu të madhe që e njoha i them ngushëllime familjes Spaqi dhe Qena dhe tërë komunitetit artistik. Elizabeta jonë ka qenë dhe mbetet për lakmi…do ta kujtoj si personin më të mirin që kam njoftë në komunitet artistik dosido por edhe si personin që flet shqip. Ka me m’mungu shumë kur më shajke me nanë hahaha…lot.

“Ah bre djali jem…t’kisha me shku se boll ma…me mujt në gjumë e mos mu qu…leze leze…a Lezja, shkoj për atë dyje hahahaha…qeshtu kisha pasë qef me dekë”. – thojke edhe ky ke muhabeti i fundit me te ne telefon.

Ngushëllime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Stambollit njoftoi më 25 mars se ka përgatitur…