Nasim Haradinaj tregon arsyen pse ai së bashku me Xhavit Jasharin nuk morën pjesë në debatin televiziv në RTV Dukagjini

18 korrik 2019 | 22:27

Nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar arsyen pse nuk morën pjesë së bashku me Xhavit Jasharin në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, edhe pse ishin të ftuar, ku temë ishte pastërtia e luftës së UÇK-së.

“Arsyetimi i drejtuesve të emisionit se në debat ka qenë i ftuar Hysni Gucati, është banal, sepse ne aty ishim të ftuar si drejtues të organizatave të dala nga lufta, dhe nuk ka rëndësi se a shkon kryetari apo nënkryetari, sepse të dytë janë përfaqësues”, ka shkruar Nasim Haradinaj.

Postimi i plotë i Nasim Haradinajt:

Sqarim për opinionin publik

Sonte ishim të pranishëm në debat të televisioni Dukagjini, me disa analistë.

Ju njoftojmë se ne nuk arritëm që ta mbajmë debatin për arsye se Vehbi Kajtazi nuk ishte dakord që të jetë në debat me Nasim Haradinajn, dhe më pastaj Xhavit Jashari nuk pranoj që të vazhdoj debatin pa Nasimin.

Arsyetimi i drejtuesve të emisionit se në debat ka qenë i ftuar Hysni Gucati, është banal, sepse ne aty ishim të ftuar si drejtues të organizatave të dala nga lufta, dhe nuk ka rëndësi se a shkon kryetari apo nënkryetari, sepse të dytë janë përfaqësues

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar në…