
Nata e tmerrit, 3-4 shkurt 2000
03 shkurt 2022
| 11:20
Në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, të banuar tani me shumicë serbe, para 22 vitesh, natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, janë vrarë nga serbët, pjesëtarë të “Rojave të Urës”, 10 shqiptarë e plagosur 25 të tjerë. Në këtë natë, të njohur si “Nata e Tmerrit” u dëbuan nga shtëpitë e veta me dhunë rreth 100 familje shqiptare, e brenda muajit 1564 familje me gjithsej 11.394 anëtarë.
Drejtësi për viktimat e këtij akti gjenocidar të shtetit serb, ashtu si dhe të gjitha viktimat tjera të gjenocidit.
Nuk guxojmë të harrojmë kurrë!