Vazhdojnë kontrollet e policisë për masat anti-Covid

03 shkurt 2022 | 11:19

Gjatë 24 orëve të fundit duke u bazuar në vendimet e Qeverisë së Kosovës (masat mbrojtëse kundër virusit Covid-19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

“Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-Covid, janë kryer në stacionet policore në Prizren, Prizren-Veri, Suharekë, Dragash si dhe NJRKRR në Prizren. Gjatë kryerjes së detyrave janë inspektuar sheshe, rrugë të frekuentuar, qendra tregtare si dhe lokalet e gastronomisë etj”.

“Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 102 gjoba personave fizik, janë dhënë 21 vërejtje janë kontrolluar 26 lokale për mosrespektim të orarit janë shqiptuar 2 gjoba prej 200 euro ndaj pronareve të lokaleve. Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006. Aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

May be an image of 1 person and outdoors

May be an image of 1 person, road, street and text that says 'Samsung 64 MP Camera Shot with my Galaxy A71'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat speciale amerikane kanë përndjekur xhihadistë të rangut të lartë…