NATO-ja mbështet formimin e ushtrisë së Kosovës

10 korrik 2018 | 13:16

Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, ka thënë se kjo organizatë mbështet formimin e ushtrisë së Kosovës dhe se ky proces duhet të zhvillohet në pajtim me Kushtetutën.

“Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë procesin e reformave që përfshinë formimin e forcave profesionale të sigurisë. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me zyrtarët e Kosovës dhe të mbështesim misionin e KFOR-it në Kosovë. Mendoj se është e rëndësishme që nga baza në Bondstil të mbahet siguria në rajon dhe të ndihmohet në formimin e ushtrisë profesionale të ushtrisë së Kosovës”, ka thënë ajo në prag të Samitit të NATO-s në Bruksel.

Gottemoelleri ka thënë se NATO-ja inkurajon fuqishëm vazhdimin e dialogut Prishtinë – Beograd me ndërmjetësimin e BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues…