NATO-ja: Samiti i Londrës do të mbahet në dhjetor

06 shkurt 2019 | 12:20

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltengerb, ka thënë se presidenti i ShBA-së, Donald Trump do të takohet me palët tjera të aleancës ushtarake në Samitin e Londrës që do të mbahet në dhjetor të këtij viti.

Stoltenbergu ka thënë këtë të mërkurë që liderët do të adresojnë “Sfidat e sigurisë me të cilat përballen tash dhe në të ardhmen, dhe për t’u siguruar që NATO vazhdon që të përshtatet që të mbajë popullsinë e saj afër 1 miliardhëshe të sigurt”.

Ai ka falënderuar Qeverinë britanike që do të jetë nikoqire e këtij takimi, që i ka rënë të mbahet në 70 vjetorin e NATO-s. Data se saktë e mbajtjes së samiti nuk është caktuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime në…