Natyra Kuçi: Mendësia e deritashme politike vetëm ka varfëruar qytetarët

24 korrik 2019 | 14:23

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka vlerësuar se mendësia e   deritanishme politike vetëm ka varfëruar dhe diskriminuar në forma të ndryshme qytetarët e Kosovës.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se platforma socialdemokrate është kundërpërgjigjja më e mirë ndaj kësaj mendësie.

“Platforma socialdemokrate është kundërpërgjigjja ndaj mendësisë së deritanishme politike, e cila vetëm varfëroi qytetarët dhe diskriminoi në forma të ndryshme ata. Është momenti krucial për kthesën që çon drejt zhvillimit, mirëqenies dhe barazisë. Në PSD gërshetohen që të tre këto. Për shumicën që ka pak”, ka shkruar Kuçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshef i Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi, ka thënë se…