Navasi rinovon kontratën me PSG-në

26 prill 2021 | 19:26

Në medie thuhet se PSG është në kërkim të një portieri të ri, por lëvizja e fundit fakton diçka ndryshe. Klubi francez para pak çastesh njoftoi rinovimin e Keylor Navas.

Portieri nga Kosta Rika ka rinovuar kontratën e tij deri në verën e vitit 2023, duke u konfirmuar mes katërkëndëshit të kampionëve të Francez, të paktën edhe sezonin e ardhshëm.

Ky edicion ka qenë mjaft pozitiv për 34-vjeçarin, teksa ka qenë vendimtar në disa nga ndeshjet më të rëndësishme të skuadrës, ku veçohen ato me Barcelonën dhe Bayern Munchen në Champions League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është duke dërguar ekipe shtesë…