NAZMI HOXHA ATDHETAR I MADH DHE SIMBOL I GRUPIT TË TË DENUARVE POLITIK NË GJILAN

21 tetor 2020 | 11:43

Ismet Sylejmani

Nazmi Hoxha është emer i madh dhe i degjuar në të gjitha anët e Atdheut!

Pjestar i familjes së madhe dhe fisit me nam të Hoxhajve të Cernices!

Nëna ime e ka kusheri të parë, djalë të axhës!

Pra Nazmi Hoxhen unë e kam pasur dajë, dhe pseudonimin Daja e ka marrë edhe përshkak timin, sepse unë jo vetëm e kam thirrur ashtu, por edhe e kam prezentuar kudo e me secilin shok e mik si daja Nazmi!

Dashurinë për çlirim të popullit shqiptar të Kosovës dhe Viseve të saja, për çlirim të Atdheut nga pushtuesit, e ka trashegim nga të parët e tij e veçanërisht nga Babai i Tij Hasim Hoxha, luftëtar me armë në duar i betejes legjendare të Kitkës, barikdës heroike të kufirit me Serbinë gjatë LDB-së!

Urrejtjen më të madhe të tij kundër rregjimit dhe pushtetit të okupatorit serb dhe tradhetarëve e morri qysh në rininë e tij të hershme, atëherë kur rrihej e torturohej barbarisht babai i Tij Hasimi, i cili nuk e dorëzonte pushkën e luftës për liri në aksionin e armëve të kohës së kriminelit e xhelatit serb Aleksander Rankiviq!

Kyqja e Nazmiut në veprimtarinë politike Atdhetare ishte me emra të mëdhenjë e të dëgjuar të luftës për liri dhe çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Nazmi Hoxha i takon gjeneratës së artë, të madhe dhe të lavdishme me atë të Heronjëve të Kosovës Rexhep Malaj, Kadri Zeka, Zija Shemsiu etj., dhe veprimtarëve kombetarë të devotshëm si Hydajet Hyseni, Bejtullah Tahiri, Hasan Malaj, Ilmi Ramadani, Basri Musmurati, Sabit Rexhepi e shumë të tjerë e edhe kusherinjëve të tij Shefqet Hoxha, Shemsedin Hoxha dhe vëllaut të tij Sami Hoxha !…

Nazmi Hoxha dha kontribut të madh në veprimtarinë dhe organizimin e luftës politike atdhetare ilegale në Kosoveë e vise!

Shokët e Nazmiut thonë, se ishte shumë i përkushtuar dhe tepër i vendosur në rrugën e tij të nisur!

Lëvizja politike ilegale atdhetare me kyqjen e tij u fuqizua dhe u masovizua edhe më shumë, sepse Nazmiu ishte shumë aktiv dhe ishte figurë dhe personalitet karizmatik e popullor!

Ngjarjet e vitit të madh 1981 e gjetën në ballë të tyre, organizator e me brum të madh kombëtar, përmbajtje e fuqishme i atyre ngjarjeve të mëdha!

Në valën e arrestime të mëdha e të njohura për organizim dhe pjesmarrje në demonstratat e pranverës së vitit 1981, Nazmi Hoxha arrestohet dhe përfundon në qelite e errëta e të gjakosura të burgut famkeq të Gjilanit!

Nazmi Hoxha ishte i akuzuari i parë i grupit të Gjilanit!

Nazmi Hoxha ishte simboli i grupit politiko-patriotik të Gjilanit, grup që u denua me shumë vite burg!

Nga informacionet e shumta nga autoritetet e burgut dhe shokët e bashkevuajtësit, thuhet se ishte i burgosuri politik me i torturuari i grupit te Gjilanit!

Nazmi Hoxha vuajti denimin nëpër shumë burgje në Kosovë e në ato të Serbisë!

Familja e Nazmi Hoxhes gjatë kohës sa Ai ishte në burg Nazmiu, vuajti shumë, pak më shumë se sikur edhe të gjitha familjet patriotike atdhetare shqiptare në Kosovë e vise!

Goditja nga ana e regjimit të familjes së udheheqesit të Grupit te Gjilanit, por edhe të anëtarëve tjerë, ishte e menduar të ishte me pasoja të shumëfishta për të ardhmen!

Jetoi në varfëri të madhe familja e Nazmi Hoxhës, dhe kjo kishte për pasojë përcaktimin e tij të rrugës atdhetare, politiko-patriotike të Tij!

Daljen nga burgu të Nazmi Hoxhes, e priti me knaqësi të madhe familja, shokët, veprimtarët e radheve te organizuara, por edhe populli liridashës!

Nazmi Hoxha edhe pas daljes nga burgu dha prova direkte se është atdhetar e patriot i madh, sepse pa asnjë hezitim u ribashkua dhe filloi jeten e organizuar politike ilegale!

U kyq në radhët e LPRK-së me vonë LPK-së!

Si delegat i Rrethit të Gjilanit, morri pjesë në Mledhjen e Tretë të Përgjithshme të LPRK-së në Ujmir të Drenicës!

Nga MTP e LPRK-së u zgjodh Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe Anëtar i Kryesisë së LPRK-së!

Ishte organizatori kryesor që u përfshi në furnizimin me armatim të radhëve të organizuara nga Bullgaria!

Bashkë me shokët Xhevat Qerimi dhe Arif Seferi, u arrestua në kufi të Maqedonisë dhe Bullgarisë në Krivopallankë!

Pas valës së arrestimeve në vitin 1993 në Kosovë, të anëtarëve të Lëvizjes, Nazmi Hoxha qëndroi në Shqipëri dhe më nuk u kthye në Kosovë, deri pas çlrimit!

Gjatë luftës së UÇK-së Nazmi Hoxha dha kontribut të madh për zhvillimin me sukses të luftës kundër Serbisë!

Vdiq në moshë të re dhe kjo ishte pasojë e vuajtjeve dhe torturave të mëdha që kishte përjetuar në hetuesinë e UDB-së dhe në burgjet e regjimit titist!

Nazmi Hoxha mbetet një nga figurat më të mëdha të luftës për liri e pavarësi të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Brezat dhe historia do të vlerësojnë lartë kontributin e Tij të madh në frontin e luftës për çlirim dhe ndarje nga Serbia!

Nazmi Hoxha është figurë e madhe atdhetare!

Atdheu dhe Kombi e ka në faqet e lavdishme të tyre!

Prishtinë, 21 Tetor 2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e mërkurë) luhen katër ndeshje të javës së tretë…