NBA, Golden State gjunjëzon La Clippers

07 janar 2018 | 13:51

Stephen Curry është njeriu i ndeshjes në sfidën mes Golden State dhe Los Angeles Clippers. Në Staples Center, ylli i Warriors u bë protagonisti absolut për skuadrën e tij teksa e udhëhoqi drejt fitores me rezultatin 121-105 me 45 pikë të shënuara, 6 topa në tabelë dhe 3 assist.

Golden State ishte në udhëheqje të rezultatit gjatë gjithë kohës me Clippers që e pati të pamundur të ndalë kampionët në fuqi të NBA edhe pse në periodën e fundit bëri përpjekje të mëdha.

Boston vazhdon të komandojë me autoritet në Konferencën e Lindjes. skuadra nga Massachustes fitoi ndeshjen e radhës atë me Brooklyn Nets me rezultatin 87-85 ku gjërat nuk rezultuan shumë të lehta për të. Bostoni kryesoi në rezultat në 3 periodat e para, por në 12 minutëshin e fundit ajo rrezikoi që të humbiste këtë përballje pasi Brooklyn e mori veten dhe iu afrua shumë skuadrës kryesuese të Konferencës së Lindjes. Si gjithnjë, bostonit iu desh të falenderojë Kyrie irving për këtë fitore me basketbollistin që regjistroi një bilanc me 21 pikë, 6 topa në tabelë e 4 assist, ndërkohë që për Nets nuk mjaftuan 20 pikët e Dinëiddie për t’i prishur punë skuadrës së Celtics.

Cleveland mban hapin e Bostonit dhe Torontos duke iu imponuar Orlandos për ta mundur me rezultatin 131-127. LeBron James ishte më i miri në parket për skuadrën nga Ohio me 33 pikë, 10 topa në tabelë dhe 9 assist por kontribut në këtë sukses të nënkampionëve të NBA dha edhe Kevin Love me 27 pikë të shënuara. për Orlandon 30 pikët e Aaron Gordon dhe 20 të Elfrid Payton nuk mjaftuan për të evituar disfatën.

 Top Channel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rally Dakar zbarkoi në Amerikën e Jugut për të dhjetin…