Ndahen mbi 2 milionë euro për RTK-në

13 prill 2022 | 16:47

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka miratuar të mërkurën raportin e shpenzimeve të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), për periudhën janar-mars 2022.

Me kërkesë të bordit të RTK-së  komisioni ka miratuar programin e shpenzimeve në shumën prej 2 milionë e 240 mijë eurove, përkundër kritikave të deputetëve së pushtetit për mosrealizimin e planit të të hyrave nga marketingu.

Për raportin e shpenzimeve, drejtues të RTK-së kanë thënë se gjatë kësaj periudhe kanë shpenzuar 93 për qind të buxhetit total prej 2 milionë e 240 mijë eurosh.

Për paga dhe shtesa, shpenzimet janë 2 milionë e 177 mijë e 907 euro që përbën 92 për qind të pagesave të përgjithshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Real Madridit, Luka Modric e ka përshëndetur rikthimin…