Ndahen mbi 20 milionë euro për zgjerimin e rrugës Kijevë-Dollc

21 mars 2024 | 11:19

Këtë të enjte është finalizuar procesi i përzgjedhjes së kontraktuesve për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc.

Ministria e Infrastrukturës i ka përzgjedhur sot fituesit e tri prej katër lloteve të tenderit për “Zgjerimin e Rrugës Nacionale N9- Segmenti Kijevë-Dollc”.

Derisa për një llot nuk kanë përfunduar ende procedurat.

Llotet 2, 3 dhe 4 i kanë kushtuar Ministrisë së Infrastrukturës mbi 20 milionë euro në total, njofton Klankosova.tv

Kontrata është publikuar edhe në E-prokurimi.

Për llotin e dytë, fituese është përzgjedhur oferta e një konsorciumi të kryesuar nga “Empreus” Sh.P.K., një kompanie me bazë në Prishtinë.

Vlera e përgjithshme e kontratës për këtë llot është 6.2 milionë euro.

5.4 milionë shtesë vlen kontrata për llotin 3.

Përfitues i kontratës për këtë llot është një konsorcium i një kompanie lokale “Lika Trade”, një kompani me bazë në Deçan dhe Tofi Doo, një kompanie me seli në Rozhajë të Malit të Zi.

Ndërkaq, për llotin 4 fituese e kontratës është përzgjedhur një konsorcium i udhëhequr nga “Famis Co-HC”, një kompani nga Suhareka.

Procedurat e tenderimit kishin nisur një vit më parë.

Të plotë kontratën të plotë mund ta gjeni KËTU.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia dhe Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të…