Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra prej 10 mijë euro në rrugën Preshevë-Gjilan

21 mars 2024 | 11:14

Policia dhe Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në rrugën Preshevë-Gjilan.

Sipas komunikatës për medie, Policia dhe Dogana e Kosovës, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në zonën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

“Më datë 20.03.2024, në rrugën Preshevë-Gjilan, njësitet e lartcekura të TASK-FORC-ës, kanë tentuar ta ndalojnë veturën me targa të Serbisë. Drejtuesi i automjetit nuk ka zbatuar urdhëratë për ndalje dhe ka tentuar të kthehet në drejtim të Serbisë. Në dalje të fshatit Pasjan, kanë arrit të ndalojnë automjetin e dyshuar me drejtues Q.H., dhe pasagjer Y.Sh., që të dy nga Presheva. Gjatë kontrollit të automjetit, është vërejtur se në veturë kishte të ngarkuara disa thasë me nxehëse të ndryshme për bojlerë dhe shporet elektrik (934 copë, mall me origjinë nga Serbia, vlera e tregut është mbi 10.000 €)”, është theksuar në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit drejtuesi i automjetit ndalohet për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ismail Gashi Sllovia Sllavët që nga ardhja e tyre…