Ndahet çifti i famshëm turk, shkak aktori shqiptar (Foto)

24 shtator 2018 | 11:30

Çifti i famshëm turk, Demet dhe Seçkin Ozdemir, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Mediet turke kanë raportuar se shkak për këtë është aktori me origjinë shqiptare, Can Yaman.

Mendohet se aktorja e ka tradhtuar të dashurin e saj me Canin.

Demet dhe aktori me origjinë shqiptare luajnë së bashku rolet kryesore në një nga filmat më të ndjekur në Turqi për momentin “Zogu i hershëm”.

Por Demet ka hedhur poshtë akuzat se ka tradhtuar Seçkin. “Nuk jam e lidhur me Canin. Jemi thjeshtë shokë. Nuk e kam tradhtuar Seçkin, ne u përpoqëm por nuk eci. Puna jonë është shumë intensive dhe nuk mund të takoheshim. Kaq ishte marrëdhënia jonë”, ka thënë Demet.

Related imageCan Yaman

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve janë…