Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së dhe pjesëtari i Policisë së Kosovës
27 prill 2026
| 09:24
Është ndarë nga jeta ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh pjesëtar i Policisë së Kosovës, Sami Gashi.
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Gashit, teksa shtoi se ai do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të çmuar në shërbim të atdheut, si dhe për angazhimin e tij në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
“Në këto momente të rënda, ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe bashkëndjej dhimbjen me ju. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.



