Ndahet nga jeta muzikanti i njohur i Bon Jovi

06 qershor 2022 | 13:27

Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, muzikanti i grupit Bon Jovi, Alec John Such. Lajmin e ka bërë të ditur grupi i njohur përmes një njoftimi në rrjete sociale.

Shkaku i vdekjes së John Such, mbetet ende mbetet i panjohur.

”Ne jemi të lënduar kur dëgjojmë lajmin e mikut tonë të dashur Alec John Such. Ai ishte një origjinal. Si një anëtar themelues i Bon Jovi, Alec ishte pjesë përbërëse e formimit të grupit. Për të qenë i sinqertë, ne gjetëm rrugën drejt njëri-tjetrit përmes tij, ai ishte një shok fëmijërie me Tico dhe solli Richie të na shihte të performonim”, thuhet në reagimin e grupit.

Kujtojmë që Bon Jovi, njihen më së shumti për hitin e tyre ”It’s my life”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra pësoi humbje nga Portugalia (4-0). Pas kësaj humbje ka…