Ndahet Partia e Shqiprim Arifit në prag të zgjedhjeve

24 shkurt 2021 | 11:30

Armend Aliu, personi që qëndron pas shumë sukseseve të partisë APN, që udhëhiqet nga Shqipërim Arifi, i ka ndarë rrugët me partnerin e dikurshëm. Në një kohë rekord , Aliu mbodhi nënshkrimet dhe pritet të konkurojë seriozisht në zgjedhjet që do mbahen brenda një muaji. Ndryshe Aliu, aktualisht është nënkryetari i Preshevës dhe ishte partneri kryesor i Shqiprim Arifit.

Postimi i plotë i Aliut në “Facebook”:

Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës, Alternativa Demokratike Shqiptare sot përfundoi procesin e mbledhjes së nënshkrimeve. Faleminderit shumë për përkrahjen e juaj! Faleminderit të gjithë aktivistëve që u siguruan për një mbarëvajtje të lehtë të këtij procesi administrativ. Përkrahja juaj e madhe, na motivon edhe më shumë për punën tonë. Do të informoheni me kohë për finalizimin e të gjitha veprimeve për dorëzim të listës sonë për pjesëmarrje në zgjedhje. Kështu ju duam edhe në fushatë, edhe ditën e zgjedhjeve, të qetë, të sigurt dhe me parime demokratike! Ditët në vijim vazhdojmë me prezantimin e kandidatëve për këshilltarë dhe pjesë të programit. FALEMINDERIT! Armend Aliu Alternativa Demokratike Shqiptare

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata e re amerikane mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi…