Ndalohen katër persona për fajde dhe detyrim

22 tetor 2019 | 16:22

Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, ka zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren për urdhër kontroll të shtëpive, lokaleve, automjeteve dhe pronës së personave të dyshuar për veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi” në Rajonin e Suharekës, dhe gjatë bastisjes ka arrestuar të dyshuarit L.B., A.B., F.B. dhe F.SH.

Gjatë kontrollit, në cilësi të dëshmive janë gjetur dhe sekuestruar: Pesë vetura luksoze; 37,300.00 para kesh; 320 franga zvicerane; 12 telefona mobil; 19 fishekë të kalibrit 7.62 mm; Numër i madh i dokumenteve të ndryshme si: kontrata te ndryshme mbi shitblerjen e pronave (shtëpi, banesa, lokale, vreshta dhe automjete). “Katër personat e dyshuar janë intervistuar dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa po vazhdohet me hetime për të grumbulluar dëshmi relevante lidhur me rastin”, është bërë me dije në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka miratuar të martën politikat…