Ndalohen tre persona për posedim ilegal të armës

28 tetor 2021 | 10:53

Zyrtarët policorë gjatë realizmit të kryerjes së detyrave në fshatin Lubinje e Epërme, kanë ndalur për kontrolle një automjet te tipit WV Pasat me targa vendore, dhe gjatë kontrollit kanë gjetur në posedim ilegal të armës pronarin e automjetit dhe dy bashkudhëtarë.

“Të dyshimtit posedonin tri armë, dy nga ato armë gjahu dhe një armë gjysmë automatike së bashku me 8 fishek. Armët u sekuestruan në cilësinë e provës. Policia ndaloj menjëherë të dyshimtit, të njëjtit u intervistuan për posedim të armëve pa leje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, ndaj të dyshimtëve M.B i lindur në vitin 1993, A.M i lindur në vitin 1989 dhe M.K i lindur në virin 2002, hetuesit policor ngritën kallëzim penal për posedim dhe mbajtje të armës pa leje.

Në lidhje me rastin është informuar prokuroi i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet…