Ndalohet një person i dyshuar për veprën penale ‘dhunimi’

03 maj 2024 | 12:28

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi” sipas KPRK-së.

Sipas kësaj prokurorie, ekziston dyshimi se i njëjti e kishte marrë me veturë viktimën dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të në një motel si dhe ndaj të njëjtës ka ushtruar dhunë fizike.

“Andaj, me këto veprime, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Dhunimi’ nga neni 227 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Viktima dyshohet se ka ngecje në zhvillim mendor dhe e njëjta nga familjarët e saj ditë më parë është raportuar e zhdukur.  Nga hetuesit rajonal të Policisë, viktima është dërguar fillimisht në Urgjencën e Kaçanikut ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe më pas e njëjta është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit, brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ashtuquajturi shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e…