Ndalon në Sarandë një nga jahtet më të mëdhenj në botë (VIDEO)

28 korrik 2018 | 21:03

ZCEU9, një prej jahteve më luksozë në botë me flamur të ishujve Bermude dhe pronar rus, ka prekur ujrat e Portit të Sarandës, një vit pasi është ndërtuar.

Jahti që ka ngjallur kuriozitet të lartë është 144 m i gjatë dhe 25 m i gjerë dhe udhëton vetëm me ekuipazhin prej 15 anëtarësh. Arsyeja e zbarkimit në Sarandë është për t’u furnizuar me naftë.

Anija do të blejë 840 mijë litra naftë në portin shqiptar. Deri tani, 36 autobotë nafte kanë filluar shkarkimin për furnizimin e anijes. Furnizimi pritet të vazhdojë deri në orët e mëngjesit.

Kjo ishte ndalea e parë ndërkombëtare që jahti luksoz me pamje të pazakontë kryen që pas regjistrimit të tij në portin e Hamiltonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dukesha e Sessex-it edhe një herë është kthyer qendra e…