Ndaluni o burra se horë u bëmë!

05 gusht 2018 | 10:23

Shkruan: Astrit Haraqia

Disa donë ta imitojnë presidentin Rugova me sjellje, por po ju soset durimi.

Disa donë ta imitojnë atë me konferenca shtypi, bile-bile bëhen edhe trima me kërcënime, por e dijnë edhe ata vet qe as maces pis s’mund t’i thonë.

Disa thonë jo ka thënë kështu e jo ashtu Presidenti Rugova për çështjen shqiptare, mirëpo 90% tyre e kanë pa veç në TV, ose në ndonjë manifestim.

Andej kufirit që na kanë imponu, tregojnë se çka duhet të bëjmë, por deri sot asnjë gjë s’kanë bërë për neve e tash na mbajnë kurse patriotike…

O rregulloni punët brenda ju se nuk keni as UNMIK, e as EULEX.

Ndihma ma e madhe, thoshte Presidenti është që mos ta na bartet modeli i tyre politik këtu dhe mos të përzihen tek ne, edhe pse disa e patën marrë atë model sa ishin opozitë.  Presidenti ka thënë kur ka ditë farë armiku kemi dhe sa armiq jemi të vetvetes.

Se pari protektorat për një kohë të caktuar, pavarësia e Kosovës (Dardanisë) e qetëson Ballkanin, integrimi i shqiptarëve në institucionet e  Maqedonisë, Shqipëria anëtare e Bashkimit Evropian dhe anëtare e NATO-s.

Edhe pas 12 viteve po shihet në dorën e kujt kemi mbetur këtu, e atje majtas, djathas…

Ndalni burra se përrallë u bëmë me këto fëlliqësira tonat. Po çojmë ujë në mulli të armikut thoshte Presidenti dikur, por po shihet edhe sot duhet të përsëritët kjo fjali.

Edhe Gjykatën Speciale nuk është korrekt çdo ditë ta përmendim jo shantazhe, jo pazare, kjo është e keqja ma madhe që i ka ndodhë Kosovës. O ju patriotë që tyneherë thoshit rugovistat po bëjnë dosje për Hagë, tash u bëtë përrallë duke ia drejtuar gishtin njëri-tjetrit se kush do të shkojë i pari në Gjykatën Speciale.

Uluni bashkë, leni teket, leni inatet, sepse kombi është mbi të gjitha, është mbi pozitë e opozitë, prandaj kurrë më shumë se sot nuk na duhet uniteti.

Presidenti Rugova edhe kur i fitonte zgjedhjet me 60% e ndante pushtetin. E mbaj mend se si në vitet  2000 dhe 2001 ka pas zgjedhje dhe i patëm fitu, mirëpo e pata pyetur pse president duhet ta ndash pushtetin kur ne po i fitojmë zgjedhjet?! 

Thoshte si i kanë emrat ata që humbshin? I thosha Mazllomi, Sokoli, etj, etj, e thoshte mire qenka puna, meqë s’qenka Sava, Gjokica… po shqiptar.

Mos të bëhemi gaz i botes.

Kështu që zgjedhje ka prapë, durim bre burra…

Kosova e pavarur drejt integrimeve euroatlantike, hapi parë.

E dyta, kombi shqiptarë drejt integrimeve evropiane…

Miqësi të përhershme me SHBA-të.

Presidenti thoshte se jeta është me gjatë se një mandat, kohë pas kohe duhet me i përpi edhe gurët e nxehtë!

E di që as këndej e as andej si keni këpucët e Presidentit Rugova, as takatin e tij s’e kemi, por amanet mos të koritemi, sepse edhe po të dëshirojmë nuk na lënë.

Zoti e bekoftë Presidentin Rugova.

Zoti e bekoftë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditët e fundit Spanja po kalon periudhë të vështirë pasi…