Ndarja nga bashkimi kombëtar dhe rrena populiste

05 nëntor 2022 | 14:45

Shkruan: Faton Abdullahu

Nga VV- ja po thonë se “nuk e përmendin më bashkimin kombëtar sepse mund të dëmtohet Kosova” Kjo është deklaratë e sinqertë nga VV-ja. Po përnjëmend, nuk po bëhem sarkastik, përnjëmend si duket sot ata mendojnë kështu. Por ka një problem moral, politik dhe njerëzor që më duhet ta shpjegoj në këtë rast këtë qëndrim të ndryshuar radikalisht.

Me vite të tëra VV në opozitë ka kundërshtuar ata që ajo i ka konsideruar se e kanë harruar dhe shkelur kauzën e një kombi të ndarë – bashkimin kombëtar. Me vite të tëra VV i ka shpallur ata (sidomos PDK-n) tradhëtarë se punuan kundër kësaj ideja patriotike. Me vite të tëra, me këtë ide, VV në opozitë ka fituar shumë simpati, edhe më shumë vota të cilat ende i gëzon. Bile VV-ja mbi këtë shpjegim dhe akuzë për tradhëti e uzurpoj më pas flamurin shqiptar (bile e konvertoj në logo partiake) duke akuzuar të gjithë (sidomos PDK-n) se e harruan këtë simbol të shenjtë dhe e përqafun ate lara-lara. E këtu ja vlenë të theksohet se askush më shumë se VV-ja në këto vite të pasluftës, nuk e ka dëmtuar më shumë flamurin kuq e zi se sa kur e ka bërë këtë uzurpim dhe konvertim të tij në logo partiake.
Tash sa kohë VV-ja ( tash Qeveria Kurti) nuk punon në këtë drejtim, pra të bashkimit kombëtar, ama votat i ka në xhep. Pse, çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur populizmi. Rrena i ka këmbët e shkurta, populizmi i ka edhe më të shkurta- dikush e ka kuptuar dikush ende jo. Ka ende punë për demaskim edhe në shumë segmente tjera të kësaj mendësie.
Edhe diçka. Pse VV si opozitë nuk e kishte këtë mirëkuptim të cilën sot e ka për veti – me arsyetimin ‘nuk jemi për bashkim kombëtar sepse e dëmtojmë Kosovën’. Po dje !? Pse nuk i arsyetuan pushtetarët e djeshëm për kauzën mbi bashkim kombëtar, me diçka si – avash, një here Kosova shtet mandej shohim ? Sepse ishin dhe mbetën populista. U dasht VV të vije në pushtet për ta kuptuar rrethanën dhe hallin që kishin pushtetarët e djeshëm për ta bërë Kosovën shtet dhe për ta prolonguar kauzën e bashkimit. Apo nuk jepnin pesë pare, deri sa ishin në opozitë për këtë hall, përderisa e kuptuan se akuza e rrept dhe kjo kauzë kuq e zi po ju sjell vota me bollëk. Padyshim se e dyta. Përndryshe askush në historinë më të re të Kosovës nuk ka kontribuar më shumë se njerëzit që ishin dhe janë në PDK në bashkëpunimin dhe përafrimin e Kosovës me Shqipërinë dhe me pjesët e tjera të ndara të shqiptarëve në Ballkan. Por mendësia populiste e eklipsoj këtë të vërtetë me kauzë të pavërtetë. Për më shumë sot Qeveria Kurti është në skajin e kundërt të ‘bashkimit kombëtar’ është në kosovocentrizëm eksremist, duke e degraduar anashkalueshëm dhe padurueshëm si nivelin e përafrimit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kyetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe katër kryetarëve të…