Nderohet dëshmori Hasan Hasani

03 maj 2018 | 12:57

Me rastin e përvjetorit të dëshmorit Hasan Hasani, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka bërë homazhe pranë varrit të këtij dëshmori.

“Në këto ditë lavdie ne kujtojmë me krenari të rënët për liri, me aq mall sa vet familjet por me aq përkushtim për punën dhe shtetin tonë”, ka thënë Gashi.

Pos kryetarit të komunës, homazhe kanë bërë edhe përfaqësuesit e shoqatës së luftës së UÇK-së, qytetarë dhe familjarë të dëshmorit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për punësim, në mes…