Ndërpritet ndeshja Gjilani-Ballkani, sulmohet portieri Frashëri
03 prill 2022
| 15:48
Pas golit të barazimit që e shënoi portieri Koliçi, tifozët e Gjilanit kanë pushtuar fushën dhe në këtë rast ka mbetur i lënduar Stivi Frashëri, portieri i Ballkanit që ka nevojë edhe për ndihmën e autoambulancës.
Lojtarët e Ballkanit kanë lëshuar fushën dhe nuk pranojnë të vazhdojnë takimin.



