Ndërpritet prodhimi i birrës Corona për shkak të Covid-19

04 prill 2020 | 09:00

Grupi Modelo, e cila është kompania që prodhon birrën e famshme Corona, ka njoftuar se ka pezulluar përkohësisht prodhimin e këtij produkti për shkak të pandemisë së COVID-19.

Përmes një postimi në Twitter, kompania tha se po ndalon prodhimin dhe tregtimin e birrës së saj sepse qeveria meksikane ka mbyllur bizneset jo thelbësore.
E njëjta kompani prodhon edhe birrat Modelo dhe Pacifico.

Këtë javë, qeveria meksikane njoftoi pezullimin e aktiviteteve jo thelbësore në sektorin publik dhe privat deri në 30 prill në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit. Ky vend numëron më shumë se 1.500 raste dhe 50 vdekje.

Lidhja e rastësishme në emër e birrës Corona me virusin thuhet se nuk ka ndikuar në shitblerje. Sipas kompanisë, shitjet e produkteve të saj të birrës u rritën 8.9% për tre muajt e parë të këtij viti, me Modelo dhe Corona që ishin më të shiturat, raporton KP.

Madje, kompania tha se në krahasim me vitin e kaluar, për të njëjtën periudhë ka për 24% më shumë shitje.

Megjithatë, shitjet e produkteve alkoolike janë duke u rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas izolimit të amerikanëve të cilët duket se po konsumojnë edhe më tepër alkool.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kush merr më shumë shtëpi, një farmacist apo një menaxher…