Ndërpritet seanca, përplasen mes vete deputetët e PDK-së dhe LV-së (video)

06 maj 2021 | 12:00

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi disa nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, janë përplasur me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci si dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Para se të ndodhte incidenti, deputetët e PDK-së u larguan nga salla e Kuvendit me arsyetimin se nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ishte duke e degjeneruar seancën.

Derisa deputetët e PDK-së po largoheshin nga salla, deputetët Memli Krasniqi dhe Ardian Kastrati u fjalosën me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci. Në këtë fjalosje u përfshi edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci si dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë Salih Zybën dhe Besim Muzaqin.

Fjalosjes i parapriu një debat i ashpër në mes të deputetëve të opozitës si dhe të atyre nga radhët e Vetëvendosjes.

Vërejtje për udhëheqjen e seancës patën edhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët e lëshuan sallën.

https://www.facebook.com/messenger_media?thread_id=614749353&attachment_id=2905914333063504&message_id=mid.%24cAAAAAAQFEJt_cmkGE15QSO5sXjLD

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Esheref Gashi shpall te pavlefshme dëftesat e kl l Vlll…