Ndërroi jetë drejtori komunal për Buxhet, Zijadin Maliqi

25 gusht 2020 | 11:36

Në Gjilan, ka ndërruar jetë Zijadin Maliqi, drejtor komunal për Buxhet, ka njoftuar familja e tij.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, dashamirët dhe më gjërë se sot, më datë 25.08.2020 ka ndërruar jetë Zijadin Maliqi”.

Për pak javë Maliqi do t`i mbushte 65 vjet, por sëmundja nuk e la ta pres pensionimin.

Maliqi ishte i lindur më 28.10.1955.

Si ekonomist, para lufte, punoi profesor i lëndëve ekonomike si dhe në Këshillin kombëtar për financim.

Pas lufte punoi në Autoritetin Qendror Fiskal (AQF), drejtor për Buxhet në Komunën e Gjilanit, menagjer i Zyrës së Prokurimit.

Për një periudhë të caktuar ishte edhe ushtrues i detyres së Kryeshefit ekzekutiv si dhe këshilltar komunal, në disa mandate.

Vdekja e gjeti në detyrën e drejtorit të Buxhetit.

Maliqi ishte ndër njohësit më të mirë të politikave buxhetore dhe financiare.

Maliqi la pas vete gruan dhe tre fëmijë./mediafokus.info

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse llogaritët të jenë çmimet me të lira në…