Ndërroi jetë ish-deputeti shqiptar

24 maj 2020 | 17:35

Ish deputeti i Partisë Socialiste Niko Faber, ka ndërruar jetë këtë të dielë.

Lajmi vjen nga Korça, qyteti ku jetonte ish politikani që e ka përfaqësuar këtë qark për dy mandate në kuvendin e Shqipërisë.

Mësohet se ish-deputeti ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti kardiak.

Miqtë e tij kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e kolegut të tyre.

Një prej tyre, ish deputeti e ministri i Financave Arben Malaj, ka shkruar këtë mesazh në rrjetin social.  “Nje lajm i hidhur per vdekjen e pa pritur te expertit studjuesit dhe deputetit Niko Fabri. Perhere  angazhuar per sfidat e bujqesise dhe problemet specifike te zones te tij elektorale. Ngushellime familjes, miqeve dhe kolegeve. I paharuar! U prehte ne paqe! I qofte I lehte dheu I kesaj toke deputetit model, te dashurit Niko Faber! Arbeni”, shkruan Malaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Afrikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka bërë…