
Ndërroi jetë ish-futbollisti Besnik Fejzullahu
Ish-futbollisti i Besëlidhjes dhe Flamurtarit, Besnik Fejzullahu, ndërroi jetë të hënë, ndërsa do të varroset sot në orën 14:45 në varrezat e qytetit në Prishtinë.
Vajza e Besnik Fejzullahu, Saranda, njoftoi për vdekjen e babait të saj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku bëri të ditur se pasi Fejzullahu i kaloi tetë ditë në gjendje kome në SHSKUK, ai ndërroi jetë.
Fejzullahu ishte futbollist në vitet e 80-ta tek disa skuadra kosovare (Flamurtari, Ramiz Sadiku, Besëlidhja), ndërsa në vitet e fundit ishte paraqitur edhe si analist i Superligës dhe futbollit ndërkombëtar.
Njoftim mortor:Familjare, miq dhe dashamire, desha te ju njoftoj se sot me daten 17.02.2020 nderroi jete babai yne…
Gepostet von Saranda Fejzullahu am Montag, 17. Februar 2020