Ndërroi jetë talenti 17-vjeçar i Cityt

26 tetor 2020 | 12:55

Manchester City ka dhënë një lajm të dhimbshëm për të gjithë, nëpërmjet faqes zyrtare.

Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17- vjeçare ish-lojtari i të rinjve, Zheremi Uisten. Pjesë e të rinjve të Cityt që nga 2010, Uisten shihej si një mbrojtës me të ardhme të madhe, por kjo është ndërprerë ditën e diel, kur ai ka ndërruar jetë.

Shkaqet e vdekjes nuk bëhen të ditura, por të gjithë në klubin e Cityt dhe jo vetëm janë prekur nga ndarja nga jeta e mbrojtësit 17-vjeçar.

“Familja Manchester Cityt e ka mësuar me trishtim lajmin për vdekjen e ish-lojtarit të akademisë, Zheremi Uisteb. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij. Jemi me ju në këtë kohë të vështirë për ju”, thuhet në komunikatën e Cityt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Astrit Sadrija shpall të pavlefshme Diplomen e Fakuktetit të Inxhinierisë…