Ndërroi jetë veterani i arsimit Asllan Gashi nga Drenica

09 korrik 2020 | 11:21

Sot në moshën 84-vjeçare, pas një sëmundje të shkurtë, ka ndërruar jetë veterani i arsimit Asllan Gashi nga Rezalla e Drenicës.

Asllan Gashi ishte një ndër mësuesit e parë në Drenicë, ku tërë jetën e tij ia kushtoi arsimit shqip dhe edukimit të brezave. Ka lënë pas vetes një veprimtari të madhe në edukim dhe arsimim të dhjetëra gjeneratave.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, varrimi do të bëhet sot në varrezat e qytetit të Pejës, vetëm me praninë e familjarëve të ngushtë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se është aprovuar…