“Ndërron jetë” Adobe Flash Player

03 janar 2021 | 22:47

Adobe Flash Player ka përfunduar zyrtarisht ciklin e tij.

I dale për herë të parë në vitin 1996, Flash ka qenë mënyra më e përdorur nga njerëzit për të parë video dhe për të luajtur “online”.

Vitet e fundit, Adobe Flash Player ka pasur shumë probleme sigurie dhe ka dështuar të kalojë me sukses në epokën e “smartphone”-ve.

Adobe njoftoi se nuk do të ofrojë më përditësime për Flash dhe i ka kërkuar njerëzve që ta heqin nga pajisjet ku e kanë instaluar.

Nga 12 janari, do të ndalojë edhe luajtja e videove në Flash Player.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
1 mijë e 344 persona kanë vdekur që nga fillimi…