Ndërron jetë aktivisti i LDK-së

03 dhjetor 2020 | 11:53

Ka ndërruar jetë aktivisti i LDK-së, Shaban Bobaj. Lajmin  e ka bërë të ditur dega e kësaj partie në Prizren.

“Ikja e tij është humbje e madhe dhe do të le zbrazëti, jo vetëm tek ju familja, por edhe në shoqëri, miq e dashamirë dhe ne komunitetin për të cilin ai kontriboi gjatë gjithë jetës, këtu e në Gjermani. Veprimtaria e tij e bujshme për çështjen kombëtare në rrugëtim të përbashkët me vëllezërit Gervalla dhe patriotë të tjerë, nuk do te harrohet kurrë. Baca Shaban do te mbahet mend edhe për pritjen dhe organizimin e ngjarjeve e aktiviteteve në Gjermani, ku shpesh merrte pjesë edhe Presidenti Ibrahim Rugova”, është thënë në njoftimin e partisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familjarë të personave të vrarë e të zhdukur nga Krusha…