Ndërron jetë aktorja Shirine Morina

14 prill 2024 | 13:20

Ka ndërruar jetë aktorja e njohur Shirine Morina.

Lajmin e ka bërë me dije deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

“Sot humbëm një nga figurat e shquara të skenës artistike në Kosovë, znj.Shirine Morina. Aktorja e njohur, e cila shënoi një epokë të rëndësishme në historinë e teatrit dhe kulturës kosovare, la pas një trashëgimi të çmuar. E takoja miken time shpesh dhe ishte shumë pozitive dhe plotë energji. Ngushëllime familjes dhe gjithë komuniteti artistik!”, ka shkruar Bajqinovqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes në Izrael, Yoav Gallant, ka thënë se…