Ndërron jetë babai i deputetit Ardian Kastrati

21 mars 2021 | 19:06

Ka ndërruar jetë Sylë Kastrati, babai i deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati.

Lajmin e ka bërë me dije vet Ardiani përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka treguar se varrimi i babait të tij do të bëhet nesër në orën 12:00 në Dragodan.

“Miq, para një ore më la dosti im i jetës, Syla. Varrimi i babit tim nesër në Dragodan në ora 12.00”, ka shkruar Ardian Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dardan Islami…